Bayerni nuk dorëzohet

Futboll

Bayerni nuk dorëzohet

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 13:56
Benxhamë Pavar

Bayerni i Mynihut është i dëshpëruar për të gjetur një sulmues, një “pykë” për sezonin e ardhshëm. Pas refuzimit të marrë nga Kolo Muani i Frankfurtit dhe nga fakti se 100 milionë euro nuk mjaftojnë për Viktor Osimhenin e Napolit, kampionët e Gjermanisë janë totalisht të fokusuar te Dushan Vlahoviç.

Sulmuesi i Juventusit duket edhe zgjedhja më e lehtë për momentin, ndonëse dy ofertat e para janë refuzuar: 50 plus 5 milionë bonuse e para dhe 55 plus 5 milionë e dyta. Klubi bardhezi këmbëngul për të paktën 80 milionë euro dhe gjithçka mund të mbyllet me një shtrëngim duarsh.

Fundja, për raportin cilësi/moshë/kosto kartoni, Dushan Vlahoviç ia vlen edhe 80 milionë euro, duke qenë se duket një profil shumë interesant edhe për stilin e lojës së Bajernit të Mynihut. Dhe për këtë arsye, në Mynih nuk duan që ta humbin dhe janë rikthyer në sulm me një tjetër ofertë të radhës.

Për të plotësuar kërkesën e Juventusit dhe për të mbushur diferencën që ekziston mes ofertës dhe kërkesës, dje bavarezët i kanë vënë në tavolinë “zonjës së vjetër” edhe kartonin e mbrojtësit të djathtë francez, Benxhamë Pavar, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij.

Edhe në këtë rast, sikur Juventusi të pranojë, problemi është se vetë Pavar nuk duket se e ka klubin torinez në krye të preferencave të tij, duke parë se sondazhe për të po bëjnë edhe Reali i Madridit, Barcelona, apo edhe disa klube franceze.

Kështu që edhe në këtë rast, diferenca mes Juventusit dhe Bajernit mbetet gjithsesi e madhe, por gjërat mund të ndryshojnë shumë shpejt, pasi edhe Pavar kërkon që të largohet nga Mynihu dhe nëse pranon Juven, transferimi i francezit për Juven mund të zgjidhet përfundimisht..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat