Gavi: Jemi gati të sakrifikojmë deri në fund

Futboll

Gavi: Jemi gati të sakrifikojmë deri në fund

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 15:58
Gavi

Pablo Paez Gavira, ndryshe Gavi, është një nga lojtarët e paktë të patransferueshëm nga Barcelona e Xavit dhe një futbollist që pavarësisht rinisë së tij është bërë i rëndësishëm edhe në skuadrën kombëtare spanjolle.

Mesfushori andaluzian pohon se tashmë është i regjistruar në La Liga dhe është i sigurt se pavarësisht vështirësive financiare të entitetit katalanas ai dhe të tjerë lojtarë të rëndësishëm do të jenë pjesë e Barcelonës dhe do të formojnë një bllok të madh dhe të vlefshëm që do të udhëheqë katalanasit drejt sukseseve.

Ai ka dhënë një intervistë për mediat kryesore katalanase “Sport” dhe “Mundo Deportivo”, ku ka folur rreth realitetit në kombëtaren spanjolle, por dhe klubin e tij, Barcelonën.

 “Barça nuk është në momentin e saj më të mirë ekonomik, por ne jemi lojtarë të rinj që kemi dalë nga akademia dhe jemi përshtatur në mënyrë mjaft të mirë me ekipin e parë.

Në tërësi kemi një ekip të madh.

Reali i Madridit le të nënshkruajë me kë të dojë, kjo nuk më intereson. Ne jemi Barcelona dhe jemi një klub që nuk dorëzohemi kurrë. Jemi gati të sakrifikojmë deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat