Presidenti i Real Madridit dëshiron që Zidane të kthehet

Futboll

Presidenti i Real Madridit dëshiron që Zidane të kthehet

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 16:37
Zinedine Zidane

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez dëshiron që Zinedine Zidane të kthehet në klub, raporton Marca.

Këtu nuk bëhet fjalë për postin e trajnerit. Perez dëshiron që Zidane të hyjë në strukturën organizative të Real Madridit. Dëshira e presidentit të Los Blancos është për shkak të trashëgimisë që francezi la në Madrid.

Nëse Zidane punon në Real Madrid, do të jetë më e lehtë për klubin të nënshkruajë me Kylian Mbappe dhe yje të tjerë.

Kujtojmë se trajneri i Real Madridit tashmë është Carlo Ancelotti. Kontrata e tij vlen edhe për një sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat