Bogdani: Fitojmë 2:0, ja kush i shënon golat

Futboll

Bogdani: Fitojmë 2:0, ja kush i shënon golat

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 20:37
Bogdani

Erjon Bogdani parakalohet ditën e sotme nga Berisha dhe Hysaj, për sa i përket ndeshjeve të luajtura me fanellën e Kombëtares.

Ish-sulmuesi shtatlartë, regjistroi 75 ndeshje me Shqipërinë, ndërkohë që si Berisha ashtu dhe Hysaj luajnë sot ndeshje ne 76-të, duke kaluar kështu Bogun.

“Shpresoj që sot të jetë një ditë e bukur për të gjithë shqipëtare, por edhe për Hysajn dhe Berishën.

Shpresoj që kjo ndeshje të mbyllet me një fitore. Të gjithë presim një fitore.

Objektivi kalon nga kjo ndeshje. Duhet ti fitojmë këto ndeshje dhe të luajmë kualifikimin ndaj Çekisë dhe Polonisë.

Duhet të përqendrohemi shumë dhe t’i shfrytëzojmë rastet.

Shpresoj që sot të jetë një atmosferë e bukur për të gjithë Shqipërinë. Nuk e kam ndjekur shumë sektorin e të rinjve në Shqipëri.

Futbolli jonë ka nevojë për lojtarët e rinj. Duhet të luajnë në fillim në Superiore, për të synuar më pas hapin e madh në Europë. Në Shqipëri është vështirë sepse jemi ekstrakomunitarë, për të luajtur në Itali.

Shpresoj që të vijnë lojtar nga Shqipëria, të luajnë për Palermon. Fitojmë 2-0, shënon Cikalleshi dhe Sadiku”, deklaroi Bogdani..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat