15 milionë euro rrogë dhe 15 milionë euro për Interin

Futboll

15 milionë euro rrogë dhe 15 milionë euro për Interin

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 20:35
Marselo Brozoviç

Marselo Brozoviç pritet të jetë një nga të sakrifikuarit e Interit në merkato, ashtu si mund të jetë një nga lojtarët e shumtë të Europës që sezonin e ardhshëm mund të luajnë në Arabinë Saudite.

Al-Nasr ka konkretizuar dje interesin e tij duke dërguar një propozim në zyrat zikaltër prej 15 milionë eurosh, një shumë që është refuzuar nga Interi. Italianët e konsiderojnë shumë të ulët çmimin për një lojtar të kalibrit të kroatit, por pavarësisht kësaj nuk ia kanë mbyllur derën largimit të tij.

Sipas “Sky Sports” italianët kanë bërë të ditur se do të ishin të gatshëm të nisnin bisedimet nëse oferta do të mbërrijë të paktën në 25 milionë euro, vlera për të cilën 30-vjeçari mund të lërë Milanon, tri vite nga përfundimi i kontratës së tij.

Por ndërkohë që edhe Barcelona qëndron në ndjekje të Brozoviçit, me Interin që shpreson edhe për një tjetër ofertë, propozimi i bërë për vetë lojtarin është po ashtu në shifra të konsiderueshme.

Arabët i kanë ofruar 15 milionë euro në sezon Brozos, që pret ende të gjendet akordi mes klubeve dhe nuk do ta refuzonte transferimin në Arabi për të qenë shok skuadre i Kristiano Ronaldos, mbi të gjitha pasi nuk ka më një rol qendror në organikën zikaltër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat