E la kampionin e Kosovës, Nexhipi zyrtarizohet në Turqi

Futboll

E la kampionin e Kosovës, Nexhipi zyrtarizohet në Turqi

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 12:31
Nexhipi - majtas

Nderim Nexhipi mbylli aventurën me kampionin e Kosovës Ballkani teksa drejtori sportiv do të nisë një nga aventurat më të rëndësishme në karrierë.

Ish-futbollisti i Partizanit është emëruar pikërisht në rolin e drejtorit sportiv në klubin turk të Manisas.

Këta të fundit janë pjesë e Ligës së Parë turke dhe nëpërmjet kontributit të Nexhipit, të cilit i duhet të gjejë elementët e duhur për të përforcuar skuadrën, do të tentojnë ngjitjen në elitën e turke.

Kujtojmë se Nexhipi ishte autor i një pune të shkëlqyer me Ballkanin duke qenë pjesë e skuadrës që fitoi dy tituj kampion ndërsa po ashtu regjistroi edhe një tjetër rekord, pasi ekipi nga Theranda u bë e para skuadër që mori pjesë në kompeticionet europiane duke u kualifikuar në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat