Performanca të tilla e kanë kthyer 27-vjeçarin në “objektivin” kryesor

Futboll

Performanca të tilla e kanë kthyer 27-vjeçarin në “objektivin” kryesor

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:45
Pierre-Emile Hojbjerg

Pavarësisht formës së keqe, që skuadra e Tottenham kaloi sezonin e shkuar, mesfushori danez, Pierre-Emile Hojbjerg u kthye në një “lider” të vërtetë, në organikën e lojës së “londinezëve” duke u dhënë atyre më shumë siguri e hapësirë.

Performanca të tilla e kanë kthyer 27-vjeçarin në “objektivin” kryesor të “gjigandëe” spanjollë të Atletico Madrid, me danezin që i përshtatet mjaft mirë skemave të teknikut argjentinas, Diego Simeone.

Me një vlerë kartoni prej 45 milionë euro, Spurs do ishin mëse të lumtur të shisnin Hojbjerg nëse mbërrin oferta e duhur, mirëpo deri më tani nuk ka nisur asnjë negociata mes 2 klubeve dhe as mes spanjollëve e lojtarit.

Ndërkaq, kujtojmë se sezonin e shkuar, Hojbjerg zbriti në fushë plot 44 herë në të gjitha kompeticionet ku Tottenham ishte pjesëmarrës, teksa arriti të shënojë plot 5 gola e të dhurojë 7 asistime për shokët e tij të skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat