Mbappe kundër Boltit

Futboll

Mbappe kundër Boltit

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 14:52
Bolt

Kylian Mbappé konsiderohet nga të gjithë si një nga futbollistët më të shpejtë në botë.

Sulmuesi 24-vjeçar francez është makthi i çdo mbrojtjeje, kur angazhon shpejtësi të larta.

Ai është vërtet i pakapshëm dhe krijon atë epërsi që vendos fatet e skuadrat për të cilat luan, PSG dhe kombëtaren transalpine.

Në të kaluarën, dikush kishte hedhur hipotezën, duke parë të dhënat e shpejtësisë maksimale të arritur nga futbollisti (38 km/orë), se mund t’ia bënte të vështirë edhe legjendës së sprintit botëror, Usain Bolt.

Shqyrtimi nisi nga fakti se kur kampioni xhamajkan kishte vendosur rekordin e mahnitshëm prej 9″58 në garën e 100 metrave, në vitin 2009, në Kampionatin Botëror të Berlinit, ai kishte vrapuar me një shpejtësi mesatare prej 37.58 km/orë. Shkurtimisht, me gjithë vlerësimin për cilësitë e shpejtësisë së Mbappé, krahasimi mes të dyve mbetet i paimagjinueshëm.

E megjithatë dikush donte të simulonte në kompjuter se si do të shkonte sfida e drejtpërdrejtë në pistë midis të dyve në garën e 100 metrave, me potencialin e tyre maksimal të matur, për të dhënë një ide vizuale të hendekut në vijën e finishit.

Simulimi i grafikës 3D u ngarkua në kanalin ‘Speed ​​​Showdown’ në YouTube dhe dha një rezultat që tallte Mbappé, të paktën si një vrapues që dëshiron të krahasohet me dikë që ka fituar 8 medalje të arta olimpike.

Mbappé e nis mirë, por pas disa hapash Bolt është tashmë përpara dhe më pas vendos ‘turbon’, duke krijuar një hendek mbresëlënës me futbollistin francez, i cili zhduket nga fokusi në 30 metrat e fundit.

Në fund, kronometri shënon rekordin 9″58 për xhamajkanin, ndërsa Mbappé shënon 10″90, që është ende shpejtësi monstruoze për një futbollist.

Me pak fjalë, edhe nëse nuk fiton 100 metra në Olimpiadë, Kylian do t’i bëjë gjithmonë të dridhen të gjithë mbrojtësit kundërshtarë, kur i driblon me shpejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat