Milani nis kontaktet me ekipin spanjoll

Futboll

Milani nis kontaktet me ekipin spanjoll

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 18:51
 Samuel Çukueze

Milan është në kërkim të një sulmuesi dhe tashmë në radarët e tyre është Samuel Çukueze, futbollist që aktivizohet në radhët e Vijarealit.

Kuqezinjtë kanë kontaktuar ekipin spanjoll për të nisur negociatat.

Këta të fundit kanë vendosur një çmim prej 30 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij.

Futbollisti nga Nigeria ka luajtur 37 ndeshje sezonin e kaluar, ku ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 6 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat