Skuka merr minuta te skuadra e Mariborit 

Futboll

Skuka merr minuta te skuadra e Mariborit 

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 23:47
Xhuljano Skuka

Xhuljano Skuka u transferua në formë huazimi nga skuadra e Metz te sllovenët e Mariborit.

Sulmuesi dibran do të kërkojë të lerë gjurmë tek ekipi i tij i ri, pas aventurës jo fort bindëse te francezët e Metz. 

Skuka mori minuta në miqësoren e sotme ndaj rumunëve të Otelulit, që përfundoi në barazim pa gola.

Sulmuesi shqiptar, hyri në fushë në minutën e 60-të.

Pavarësisht përpjekjeve, Skuka nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në këtë duel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat