Talenti i Kombëtares Shpresa luan mundësitë e fundit

Futboll

Talenti i Kombëtares Shpresa luan mundësitë e fundit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:04
Arda Kurtulan

Patrik Klajvert ka zhvilluar seancën e parë stërvitore si trajner i Adana Demirsporit.

Ish-sulmuesi i famshëm holandez i Barcelonës dhe Njukasëllit ka nisur një aventurë të re si trajner në Superligën turke, ekip ku pjesë është edhe sulmuesi problematik Mario Baloteli.

Por, jo vetëm, pasi pjesë e Adanës është edhe shqiptari Arda Kurtulan.

Mesfushori me tipare sulmuese i lindur në Stamboll, por me origjinë të largët shqiptare, ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat kuqezi dhe në fitoren e fundit të Shpresave ndaj Bullgarisë në Elbasan Arena, ishte autori i një prej golave.

Sezonin që u mbyll, Kurtulan u huazua në kategorinë e tretë turke, ndërkohë tani është rikthyer tek Adana, ku nuk do të gjejë Vinçenco Montelën si trajner, por një emër tjetër si ai i Patrik Klajvertit, i cili do të vendosë për 20-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat