Juventusi është gati ta paguajë që të largohet

Futboll

Juventusi është gati ta paguajë që të largohet

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 17:11
Laonardo Bonuçi

Laonardo Bonuçi kishte bërë të ditur se po luante vitin e fundit të karrierës së tij.

Por duket se ky vit mund të jetë larg Juventusit, edhe pse ka një kontratë deri në verën e vitit 2024 me klubin torinez.

Pas shumë vitesh si pjesë e Juventusit dhe 502 ndeshjesh të luajtura, mbrojtësi e ka të qartë se hapësirat për të në skuadrën e Alegrit janë minimale.

Ndaj ai po shqyrton mundësinë që të largohet nga Juventusi, sidomos pasi për të kanë shfaqur interes disa klube.

Al Nasr dhe Al Hilal kanë tentuar ta tërheqin në Arabinë Saudite, ndërsa edhe klube të MLS-së amerikane kanë bërë të njëjtën gjë. Por atë e tërheq një tjetër aventurë në Europë dhe është gati të pranojë një ofertë të Njukasëll, i cili kishte shfaqur interes gjithashtu për mbrojtësin veteran italian.

Për të shpëtuar nga rroga e tij prej 6,5 milionë eurosh neto, Juventusi është gati ta lërë të largohet me kosto zero të kartonit, si dhe t’i paguajë një shumë si dëmshpërblim futbollistit për mbylljen para kohe të kontratës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat