FC Vushtrria nesër fillon stërvitjet për edicionin e ri

Futboll

FC Vushtrria nesër fillon stërvitjet për edicionin e ri

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:51
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Vushtrrisë, që garon në Ligën e Parë - Grupi B të Kosovës ka bërë të ditur se përgatitjet për stinorin e radhës në Ligën e Parë do të nisin të hënën që vjen, më 10 korrik. 

Ekipi pas ndarjes me Alban Dragushën kah fundi i stinorit të kaluar, për stinorin vijues do të drejtohet nga Tahir Ademi. Ndihmës të Ademit janë përcaktuar të jenë Rizvan Jetullahu dhe Burim Sadiku. 

Stërvitjet e para të hënën, ekipi i vushtrriasve do t’i mbajë në ora 10 të mëngjesit.

Stinori i ri i Ligës së Parë është paraparë të fillojë më 19 gusht 2023ka bërë të ditur ditë më parë FFK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat