Europa arrin në Prishtinë

Futboll

Europa arrin në Prishtinë

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 22:15
Europa

Europa ka mbërritur në Prishtinë këtë të martë.

Skuadra nga Gjibraltari do të takohet me Dukagjinin të enjten, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, nga ora 19:00.

Faqja zyrtare e klubit ka publikuar sot një fotografi të ekipit nga aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Vlen të theksohet se për Dukagjinin është hera e parë që merr pjesë në garat evropiane.

Skuadra nga Klina do të debutojë pikërisht në ndeshjen ndaj Europas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat