Mesfushori i “shkel syrin” Chelseat

Futboll

Mesfushori i “shkel syrin” Chelseat

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 12:48
Tifozët e Chelseat

Chelsea është një nga klubet më aktive në këtë merkato dhe pasi sistemuan lojtarët të cilët nuk bënin pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochetino, tashmë “Blutë e Londrës” po mendojnë për merkaton në hyrje.

Pas firmës me Christopher Nkunku dhe Nicolas Jackson nga Villareal, tashmë drejtuesit e Chelseat janë “hedhur” në sulm për shërbimet e Moises Caicedo të Brighton.

Mesfushori ka një vlerë prej 100 milionë euro, megjithatë kjo shifër nuk e tremb Chelsean, sidomos tashmë që lojtari ka dalë hapur se e dëshiron transferimin në Stamford Bridge.

Lojtari ekuadorian theksoi në një intervistë të fundit se nuk mund të refuzoj transferimin në një klub të madh dhe të bukur si Chelsea.

“E vërteta është se Chelsea është një klub shumë i madh. Është një klub historik, nuk mund t’i them jo sepse bëhet fjalë për një skuadër shumë të bukur, po ashtu edhe për një qytet po aq të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat