Konsiderohet “Ronaldo” i ri brazilian

Futboll

Konsiderohet “Ronaldo” i ri brazilian

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 15:12
Vitor Roque

Barcelona kishte kohë që kërkonte Vitor Roque dhe më në fund mori shërbimet e sulmuesit të ri brazilian 18-vjeçar.

Klubi katalanas ka siguruar nënshkrimin e tij, por ai nuk do t’i bashkohet skuadrës blaugrana deri në sezonin e ardhshëm. Deri atëherë ai do të vazhdojë tek Athletico Paranaense.

Operacioni është mbyllur me 30 milionë euro, plus 31 të tjera në formë bonusesh, megjithëse këto shifra nuk janë zyrtare. Ai do të ketë kontratë me Barçën deri në sezonin 2030-2031. Klauzola e lirimit në kontratën e tij është 500 milionë euro.

Barça nuk donte të rrezikonte, duke pasur parasysh projeksionin e madh dhe klubet e interesuara për Roque, ndaj ka nënshkruar me sulmuesin. Ekipi katalanas ka nënshkruar tashmë me të, por ka pranuar kërkesën e klubit të tij aktual dhe të Scolari, trajnerit të Athletico Paranaense, i cili kërkoi ta kishte deri në fund të sezonit. Ai është një lojtar i rëndësishëm për entitetin brazilian.

Roque, i cili luan si qendërsulmues dhe në të dyja anët, ka marrë pjesë në 30 ndeshje këtë sezon, ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 6 asiste. Nënshkrimi i tij ka marrë miratimin e Xavit, i cili pak ditë më parë pranoi tashmë kontaktet për xhevahirin e ri brazilian.

Sulmuesi i ri brazilian kishte shprehur tashmë dëshirën e tij për të luajtur për Barçën në më shumë se një rast. “Barcelona është një klub i madh në të cilin të gjithë fëmijët ëndërrojnë të luajnë. Ata gjithmonë iu japin mundësi të rinjve nga akademia e të rinjve, është ndryshe”, – komentoi qendërsulmuesi disa muaj më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat