Pllana drejt transferimit te skuadra e Superligës

Futboll

Pllana drejt transferimit te skuadra e Superligës

Më: 15 korrik 2023 Në ora: 14:57
Pllana

Skuadra e Dukagjinit po vazhdon me përforcimin e ekipit në afatin kalimtar të verës.

Klubi nga Klina ka shprehur interesim për mbrojtësin e njohur kosovar, Albion Pllana.

Pllana së fundmi ishte pjesë e Trepçës 89′, teksa luan edhe tek Kosova-U21.

Ai shihet si lojtar me shumë perspektivë në të ardhmen, teksa ka aftësi të mira në fushën e blertë.

Asnjë marrëveshje nuk është arritur deri tash, por interesimi është i madh nga klubi i Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat