Befason nëna e Dele Alli

Futboll

Befason nëna e Dele Alli

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 14:28
Dele Alli

Pak ditë më parë, lojtari anglez, Dele Alli, u rrëfye për jetën e tij në një intervistë me Gary Neville, ku ish-ylli i Tottenham zbuloi gjëra të rënda për të kaluarën e tij.

Dele Alli deklaroi se nënën e ka pasur të alkoolizuar, se ishte adoptuar më pas nga një familje tjetër apo gjithashtu se ishte dërguar në Afrikë për t’u disiplinuar. Së fundmi, nëna e tij ka reaguar duke thënë se gjithçka në atë intervistë ishte një gënjeshtër.

Përballë këtyre deklaratave të rënda, nëna e futbollistit, në një intervistë për gazetën franceze OJBSPORT , ka dashur ta mohojë.

“Thuhet se kam vuajtur nga alkoolizmi dhe se e kam braktisur sepse nuk mund të kujdesesha për të, por kjo është një gënjeshtër, doja t’i jepja atij mundësinë për të arritur ëndrrën e tij, por ai ishte akoma djali im dhe unë isha pranë tij sa herë që ai kishte nevojë për mua.”

Dele Alli gjithashtu komentoi se ai ishte birësuar , diçka që nëna e tij gjithashtu e mohoi kategorikisht: “Dele nuk u adoptua kurrë nga askush.

Në moshën shtatë vjeçare ai ndoqi një nga shkollat ​​më të mira në Lagos.

Ai nuk u dërgua kurrë në Afrikë për ta disiplinuar. Është një gënjeshtër e hapur. Ai kishte një shofer që e merrte çdo ditë nga shkolla. Ne kemi të gjitha dokumentet dhe fotot e Deles me babain e tij që kur ai ka lindur si fëmijë. Ia kanë larë trurin”, është shprehur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat