Ndalohen fanellat e Messit

Futboll

Ndalohen fanellat e Messit

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 22:01
Messi

Transferimi i Lionel Messit në MLS ka ndikim të pazakontë.

Po shiten pa fund fanella me numër 10 e argjentinasit, por ka vende ku uniforma e “Pleshtit” është e ndaluar.

Messi, megjithëse nuk ka zbritur ende në fushë, por shkakton “tërmet” në Shtetet e Bashkuara, por ka edhe nga ata ultras që nuk duan t’ia dinë për kampionin e botës: ata janë tifozët më radikalë të qytetit të St Louis.

Të shtunën, Inter Miami vizitoi St Louis në një ndeshje të MLS dhe skuadra e re e Messit u mposht 3-0. Por para ndeshjes, tifozët paralajmëruan se nuk donin të shihnin fanella me emrin e Messit, të asnjë klubi që lidhet me amerikano-jugorin, madje as nga Grandoli, klubi i fëmijërisë së tij.

“Kjo ka qenë politika jonë që nga dita e parë.

Fanellat e ekipit kundërshtar mund të vishen kudo tjetër në stadium, por seksioni ynë i tifozëve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne dhe ata janë rrahjet e zemrës sonë.

Ne jemi krenarë për mbështetësit tanë dhe ambientin e jashtëzakonshëm që ata kanë krijuar në CITYPARK”, thanë ultrasit e St Louis për Twlam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat