Kapiteni i Ludogorets: Ballkani luan shumë agresivish

Futboll

Kapiteni i Ludogorets: Ballkani luan shumë agresivish

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 14:18
Pamje nga mdeshja e parë

Kapiteni i Ludogorets, Kiril Despodov ka deklaruar për mediet, në prag të ndeshjes së dytë me Ballkanin, se skuadra e tyre i ka të gjitha mundësitë për ta kthyer ndeshjen.

“Luajmë për fitore, jo vetëm për fitore, por për eliminimin e tyre.

Në ndeshjen e parë pati një rënie të humorit, gjë që ishte normale pas rezultatit të dobët ndaj Ballkanit. Na pret një ndeshje e vështirë, megjithatë jemi të motivuar dhe do bëjmë çdo gjë që t’i eliminojmë.

Kemi cilësitë për të shënuar tre gola dhe duhet t’i tregojmë.”-deklaroi ai.

Më tej Despodov shtoi se Ballkani është skuadër që luan me shumë agresivitet dhe se duhet t’i përgjigjen në të njëjtën formë.

“Ne duhet t’i kundërpërgjigjemi dyfish më shumë agresivitetit të tyre.

Skuadra e Ballkanit luan futboll sulmues.

Nuk na interesojnë taktikat e tyre, ata ndoshta do të jenë edhe më agresivë dhe ne duhet t’i përgjigjemi kësaj”,-mbylli deklaratën për mediet kapiteni i Ludogorets.

Ludogorets-Ballkani do të zhvillojnë sot ndeshjen e dytë të raundit të parë të Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat