Nuk njohin Kosovën, e bllokojnë në Gjeorgji për 30 minuta

Futboll

Nuk njohin Kosovën, e bllokojnë në Gjeorgji për 30 minuta

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 19:33
Florent Hasani

Tirana ka zbarkuar në Gjeorgji për ndeshjen e kthimit me Dinamo Batumin.

Lojtarët dhe stafi janë gati për të zhvilluar edhe aktin e fundit të turit të parë në Conference League pas atij barazimi 1-1 në Air Albania.

Ndërkohë një incident i vogël ka ndodhur pas zbritjes së Tiranës në Gjeorgji.

Për rreth 30 minuta, Florent Hasani është bllokuar në aeroport.

Kjo pasi shteti i Gjeorgjisë nuk e njeh Kosovën.

Pas ndërhyrjes të gjithë klubit të Tiranës, u vendos që Hasani të lejohej që t’i bashkohej shokëve të ekipit. Autoritetet bën maksimumin që gjithçka të mbyllej sa më shpejt.

E teksa është pyetur nga ana e gazetarit Drilon Xhepollari sesi ndikon te ai një situatë e tillë para ndeshjes së nesërme, Hasani u shpreh: “Nuk dua ta përziej politikën, ishte një vonesë 30 minuta dhe më jep motiv që nesër të shënoj gol”, tha Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat