Chelsea insiston për Caicedo-n, ja sa kërkon Brightoni

Futboll

Chelsea insiston për Caicedo-n, ja sa kërkon Brightoni

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 13:21
Caicedo

Klubi anglez, Chelsea raportohet se po vazhdon bisedimet me Moises Caicedo, edhe pse oferta e tyre është refuzuar nga Brighton.

“Blutë” e Londrës po insistojnë të blejnë yllin e Brightonit gjatë kësaj verë.

Sipas medieve britanike, oferta në vlerë 70 milionë paundë është refuzuar nga Brighton.

Brighton duke se nuk dëshiron ta shesë Caicedo-n dhe tashmë ka vendosur çmimin prej 100 milionë paundë për të.

Chelsea gjatë kësaj verë, ka humbur N'Golo Kante, Mateo Kovacic, Ruben Loftus-Cheek dhe Mason Mount.

Londinezët janë hedhur në sulm për të gjetur një ose dy mesfushorë në mënyrë që t’i japin shans trajnerit Mauricio Pochettino për të pasur një sezon të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat