Samuel Eto’o akuzohet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve

Futboll

Samuel Eto’o akuzohet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 14:25
Samuel Eto’o

Samuel Eto’o është bërë temë diskutimi në Afrikë, por edhe në mbarë botën.

Legjenda e futbollit po akuzohet për përfshirje në kurdisje të ndeshjeve.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit po akuzohet se ishte i përfshirë në ndihmën që ia dha një klubit për t’u inkuadruar nga liga e dytë në atë të parë, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo goditje e radhës për ish-futbollistin e Real Madridit, Mallorcas, Barcelonës e Interit vjen vetëm disa ditë pasi ish-zëvendës presidenti i Federatës, Njalla Quan, e akuzoi atë që e kishte lënë Andrea Onanan jashtë Kombëtares,.

Në një bisedë telefonike që thonë se ekziston si e incizuar, të martën e 18 korrikut, Eto’o flet me presidentin e klubit lokal të divizionit të dytë, Opopo, më mirë i njohur si Victoria United.

Në akuzë thuhet se Eto’o vendosi që ta inkuadronte këtë klub në ligën D1.

“Opopo duhet të ngritët në divizionin e parë. Ky është synimi ynë. Kjo është Federata e jonë. Victoria United do të shkojë lart”, dëgjohet të ketë thënë Eto’o në telefon.

Pak muaj më vonë, klubi, i cili ishte në mesin e tabelës, u inkuadrua në ligën elitare pasi përfundoi si kampion i ligës, derisa vendi i dytë, Stade de Bertoua u deklarua si i humbur nga Fecafoot, respektivisht Federata Kamerunase.

Gjatë sezonit pati pakënaqësi dhe protesta ndaj ekipit Opopo.

Kështu, opati plot dyshime që Samuel Eto’o mund të ketë qenë i përfshirë në vendosjen e ndeshjeve në zyrat e Federatës.

Presidenti i klbit Djiko FC dhe anëtari i dorëhequr i Komitetit Ekzekutiv të Federatës, i konfirmoi këto dyshime: “Ajo që më bëri të dorëhiqem ishte përgjigja e presidentit Samuel Eto’o. Fola me të në telefon dhe ai mu përgjigj: ‘Unë mund ta largoj nga liga cilin ekip të dua’”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat