Atletico Madrid pranë marrëveshjes me yllin e Tottenhamit

Futboll

Atletico Madrid pranë marrëveshjes me yllin e Tottenhamit

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 14:24
Pierre-Emile Hojbjerg

Atletico Madrid është pranë transferimit të mesfushorit së Tottenhamit Pierre-Emile Hojbjerg.

Danezi është bërë prioritet që disa javë nga skuadra madrilene dhe bisedimet po shkojnë sipas planit.

Sipas “The Mail”, Atletico dhe Tottenham janë në negociata të avancuara, ku ka mbetur të gjendet marrëveshja sa i përket çmimit të kartonit të lojtarit.

Trajneri i ri i Tottenhamit Ange Postecoglou ka pranuar ta lejojë largimin e Hojbjerg, mirëpo ka kërkuar nga drejtuesit anglez që ta gjejnë menjëherë zëvendësuesin.

Tottenham thuhet se po vëzhgon nga afër dy yjet e Premierligës, Conor Callagher dhe Douglas Luiz, por ende asnjë negociatë s’ka nisur.

Një tjetër opsion që është në fakt edhe më i lirë, mbetet talenti i Celta Vigos Gabri Veiga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat