Pioli, i impresionuar me Pulisicin

Futboll

Pioli, i impresionuar me Pulisicin

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 16:23
Pulisicin

Christian Pulisic është vlerësuar nga trajneri i Milanit, Stefano Pioli, pasi ish-lojtari i Chelseat gëzon fillim të shkëlqyer të jetës në Itali.

Sulmuesi pati një paraqitje mbresëlënëse kundër FC Lumezzanes, teksa bëri dy asistime në fitoren 6-0 të Milanit ndaj ekipit të Serisë D. Ai përdori shkathtësinë e tij dhe lëvizjet e tij në të tretën sulmuese tërhoqën vëmendjen e trajnerit Pioli.

24-vjeçari u vendos si anësor, sulmues qendror dhe mbrojtës anësor nga trajnerë të ndryshëm gjatë qëndrimit të tij në Chelsea dhe Pioli la të kuptohej se mund ta provonte edhe në disa pozicione për të shfrytëzuar sa më shumë nga “paparashikueshmëria” e tij.

“Pulisici bën gjithmonë gjënë e duhur në kohën e duhur dhe gjithçka bëhet më e lehtë kur ke një lojtar si ai. Ai mund të luajë në role të ndryshme. Ai është i zgjuar dhe i fortë në situata një kundër një.

Ai është i ndryshëm nga shokët e tij të skuadrës dhe besoj se mund të japë paparashikueshmëri në një sistem taktik të përcaktuar”, tha ai për “Sky Italia”..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat