Një hap larg Milanit

Futboll

Një hap larg Milanit

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 16:17
Samuel Çukvuze

Samuel Çukvuze është një nga objektivat kryesor të Milanit në këtë merkato vere, me sulmuesin nigerian që kërkohet me ngulm nga Pioli për të përforcuar krahun e djathtë të sulmit.

24-vjeçari ka rënë dakord për kalimin e tij drejt kuqezinjve dhe duket se Vijareali është e gatshme që ta lërë të lirë.

Kjo e fundit as nuk e ka grumbulluar nigerianin në miqësoren kundër Hanover.

Siç bënë me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, Çukvueze do të bashkohet me Milanin javën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat