Objektivi është Marco Verratti

Futboll

Objektivi është Marco Verratti

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 12:28
Marco Verratti

Përveç skuadrave si Milan, Barcelona e PSG, një merkato të pasur plot largime e afrime e kanë bërë dhe “bardhekuqtë” spanjollë të Atletico Madrid, të cilët tanimë duken se kanë gjetur dhe objektivin e radhës.

Për teknikun Diego Simeone, lojtari ideal, që mund t’i japë “frymëmarrjes’ lojës së Aletikos është italiani, Marco Verratti dhe klubi madrilen ka nisur negociatat me francezët për kartonin e tij.

Mirëpo, “ylli” 30-vjeçar i mesfushës nuk kërkohet vetëm nga spanjollët, me “të kuqtë” e Liverpulit, të cilët janë të “magjepsur’ pas tij.

Në krahun tjetër, problem i madh pritet të jetë dhe çmimi i vënë nga PSG, me këta të fundit që duan 70 milionë euro për “arkitektin” e tyre të mesfushës dhe tanimë pritet për t’u parë se çdo të ndodhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat