Kërkohet ylli i mesfushës së kampionëve të Francës

Futboll

Kërkohet ylli i mesfushës së kampionëve të Francës

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 14:08
Messi, Neymar e Verratti

Atletiko Madrid ka nisur nga puna për të përforcuar skuadrën në mënyrë që të luftojë për tituj këtë sezon dhe siç bëjnë me dije mediat spanjolle, klubi kryeqytetas ka nisur nga puna për yllin e PSG-së, Marko Verrati.

Duket se ai nuk është më i pashitshëm nga kampionët e Francës dhe në këtë mënyrë “Colchoneros” kërkojnë të përfitojnë, gjithsesi nuk do të jetë e lehtë.

Siç bënë me dije “Marca”, PSG-ja kërkon për shërbimet e italianit plot 70 milionë euro.

Nga ana tjetër, në garë për të është edhe Liverpuli, që po ashtu ka shfaqur interes për Verratin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat