Gati të firmos

Futboll

Gati të firmos

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 12:46
Samuel Çukueze

Gjithçka është bërë për nënshkrimin e Samuel Çukueze-s te Milani. “Rossonerët” dhe Viljarreali kanë përcaktuar detajet e fundit burokratike dhe klubi spanjoll i ka dhënë dritën jeshile transferimit të tij në Itali.

Nigeriani pritet në qytet mes të martës dhe të mërkurës për të kryer testet e zakonshme mjekësore dhe për të nënshkruar një kontratë deri në vitin 2028. Më pas ai do të fluturojë për në Shtetet e Bashkuara dhe do t’i bashkohet grupit të drejtuar nga Stefano Pioli. Viljarreali përfiton 20 milionë euro, plus 8 bonuse.

Përveç afrimeve të shumta, numri i të cilëve ka shkuar në 6 deri më tani, “kuqezinjtë” e Milan kanë filluar të mendojnë dhe për largimet, ku pas qendërmbrojtësit Mateo Gabbia tashmë është radha e kroatit Ante Rebic, për t’i dhënë “lamtumirën” mitikun, “San Siro”.

Tekniku Stefano Pioli e ka lënë sulmuesin kroat jashtë listës së lojtarëve që u grumbulluan për turneun amerikan dhe tashmë Rebic është jashtë projektit teknik të “kuqezinjve” e për këtë arsye duhet të gjejë një klub të ri.

Në krahun tjetër, kroati ka refuzuar një propozim prej 10 milionë eurosh që i ka ardhur nga Arabia, ndërsa ditët e fundit për lojtarin shfaqi interes edhe Besiktas, që kërkonte në huazim Rebic, por bordit të Milan nuk i intereson kjo formulë sepse kërkon që të shesë përfundimisht sulmuesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat