Sulmuesi francez refuzon rrogën stratosferike

Futboll

Sulmuesi francez refuzon rrogën stratosferike

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 23:23
Mbappe

Kilian Mbape ka vendosur t’i thotë “jo” ofertës marramendëse që i ka ardhur nga Arabia Saudite.

Klubi i Al Hilal ishte gati ta paguante shifra të çmendura për firmën e tij, qoftë edhe për një vit të vetëm, por ka marrë një refuzim të prerë nga sulmuesi.

PSG e ka nxjerrë në shitje lojtarin dhe sipas mediave franceze,

Al Hilal kishte ofruar 300 milionë euro për kartonin e lojtarit të njohur që për momentin nuk është përfshirë në grupin e skuadrës parisiene në turneun aziatik.

Arabët i ofronin 200 milionë euro në vit si rrogë lojtarit, teksa i jepnin të drejta të plota mbi shfrytëzimin e imazhit të tij, gjë që do të prodhonte përsëri të ardhura shumë të mëdha për futbollistin.

Por sipas “L’Equipe”, delegacioni saudit i cili kishte shkuar në Paris për t’u takuar me të, është refuzuar që në fillim nga sulmuesi. Persona të afërt me futbollistin ishin takuar me përfaqësuesit e Al Hilal dhe i kishin bërë të qartë se përtej falënderimit për interesimin e ofertën bujare, Mbape nuk mendonte të largohej aktualisht nga Europa.

Kështu, vazhdon lufta në distance me PSG-në, pasi sulmuesi insiston që të mbyllë këtë vit në Paris dhe të largohet në vitin e ardhshëm si futbollist i lirë, me destinacionin më të mundshëm që mbetet Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat