Barzagli dhe Buffon rikthehen përkrah Mancinit

Futboll

Barzagli dhe Buffon rikthehen përkrah Mancinit

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 13:58
Barzagli dhe Buffon

Dikur në mbrojtjen e Juventusit dhe kombëtares italiane ishte BBC (Bonucci, Barzagli, Chiellini), përpara Buffon. Tani në Azzurro po shkon drejt BBB, sepse pas Bollinit, i graduar zëvendës i Mancinit, pas triumfit të tij evropian si trajner i ekipit U-19, Barzagli dhe Buffon gjithashtu do t’i bashkohen stafit axurr.

Lajmi i madh për Italinë ka të bëjë me mbrojtësin që pas largimit nga futbolli në vitin 2019, mbeti në botën e Juventusit për të bashkëpunuar me Sarri. Pas vetëm një sezoni, lamtumira e motivuar nga dëshira për të jetuar më shumë me familjen, gjë të cilën nuk ia lejoi puna me kohë të plotë në stafin e Juventusit.

Kontaktet me federatën kanë qenë pozitive, Barzagli (i cili në vitin 2021 mori licencën e trajnerit “UEFA A”) i ka dhënë ‘ok’ angazhimit me kohë të pjesshme të kërkuar nga kombëtarja.

Prandaj, ai duhet të jetë në ‘Coverciano’ duke punuar në fazën mbrojtëse të xurrëve që në shtator, në funksion të ndeshjeve kundër Maqedonisë dhe Ukrainës për kualifikueset e “Euro 2024” (Bonucci gjithashtu ishte projektuar për të njëjtin rol, por dëshiron të luajë për një vit më shumë).

Ka shumë gjasa që ish-mbrojtësi të gjejë portierin që i ka mbuluar shpinën për kaq shumë vite. Lajmi i sigurt, i cili qarkullon tashmë prej javësh, është se Buffonit i është ofruar roli i kreut të delegacionit, të mbajtur më parë nga Gigi Riva dhe Gianluca Vialli.

Fakti që Parma ka nisur përgatitjet dhe Buffon mungon, vërteton se në kokën e ish-kapitenit blu është vërtet i pranishëm mendimi për ta mbyllur karrierën si futbollist. Po merr pak kohë për të reflektuar, në FIGC nuk nxitojnë dhe janë të bindur se do të marrin “po”-në e Gigi-t në rast lamtumire me futbollin. Gravina e kishte menduar edhe Maldinin në krye të delegacionit, por ideja e tij rezultoi menjëherë si një ëndërr e parealizueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat