Josa pritet të bëhet me skuadër të re

Futboll

Josa pritet të bëhet me skuadër të re

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 16:10
Mirel Josa

Pas disa kohësh pa ekip, Mirel Josa rikthehet në pankinë.

Josa rikthehet si trajner në Kategorinë Superiore.

Është pikërisht Erzeni që ka arritur akord me teknikun.

Pavarësisht problemeve dhe vështirësive, Erzeni ka arritur marrëveshjen me një nga emrat më të njohur të futbollit shqiptar përsa i përket trajnerëve.

Zyrtarizimi i 60-vjeçarit tek ekipi shijakas pritet së shpejti.

Kujtojmë që Josa është një trajner me eksperiencë të madhe pasi më parë ka drejtuar Tiranën, Vllazninë, Elbasanin, Teutën. Skënderbeun, Shkumbinin, Prishtinën, Kukësin dhe Laçin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat