Locatelli: Qëllimi ynë është titulli kampion

Futboll

Locatelli: Qëllimi ynë është titulli kampion

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:29
Locatelli

“Ka pak keqardhje, sepse Liga e Konferencës është një kompeticion evropian, por mendoj se është një hap i rëndësishëm për ta mbyllur këtë çështje dhe për t’u fokusuar vetëm në fushë.

Sezonin e ri do të kemi kampionatin dhe Kupën e Italisë, që sigurisht janë dy objektiva për ne.

Po, mendoj se mund të flasim për rilindje, sepse duhet të jetë kështu”. Janë këto fjalët e Manuel Locatelli, mesfushorit të Juventusit, i intervistuar sot nga “Gazzetta dello Sport”.

Pra, pa kompeticionet europiane, a po synojnë titullin e Serie A bardhezinjtë? Ish-lojtari i Sassuolo u përgjigj kështu: “Është një objektiv që ia kemi vënë vetes, edhe pse jemi në një fazë rindërtimi.

Është thelbësore të rikthehemi në Ligën e Kampionëve, sepse duam ta luajmë sërish.

Pastaj të ëndërrosh nuk kushton asgjë”.

Manuel Locatelli, mesfushori i Juventusit, foli edhe për planet personale:

“Gjëja më e rëndësishme është të rikthejmë entuziazmin pas sezonit të vështirë që kemi përjetuar.

Personalisht e di që duhet të bëj më shumë, jam ambicioz dhe mendoj se mund të jap më tepër.

Ky është qëllimi im për sezonin e ri”.

Bardhezinjtë do të luajnë ndeshjen miqësore kundër Milanit, natën italiane mes të martës dhe të mërkurës, e cila do të jetë një sprovë e vërtetë për të dyja skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat