Argjentina me ecurinë më të gjatë të ndeshjeve pa fitore

Futboll

Argjentina me ecurinë më të gjatë të ndeshjeve pa fitore

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 13:45
Argjentina

Kombëtarja e Argjentinës është eliminuar nga Kupa e Botës në katergorinë e femrave, e cila po mbahet në dy vende, Zelandë të Re dhe në Australi.

Argjentina u eliminua nga faza e grupeve, pasi u mposht nga Suedia me rezultatin 2:0.

Kjo është ecuria më e gjatë pa fitore në histori të Kupës së Botës për femra. Argjentina nuk ka fituar në 12 ndeshje sa ka zhvilluar në kompeticionin madhor.

Kujtojmë që në Grupin G, tashmë Suedia ku luan Kosovare Asllani ka siguruar fazën eliminim-direkt. Gjithashtu edhe Afrika e Jugut, e cila mposhti 3 me 2 Kombëtaren e Italisë në një ndeshje spektakolare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat