Talenti belg mbetet në Itali

Futboll

Talenti belg mbetet në Itali

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 12:54
Charles De Ketelaere

Charles De Ketelaere, pritej të ishte ylli i Milanit në sezonin e kaluar duke qenë se kuqezinjtë shpenzuan 35.5 milionë euro për ta transferuar nga Club Brugge.

Por, talenti belg nuk mundi t’i përmbushte pritshmëritë dhe rezultoi thjesht një alternativë nga stoli për trajnerin Stefano Pioli.

Në 32 ndeshje të Serie A, 22-vjeçari regjistroi vetëm një asist dhe tashmë duket se aventurës së tij me kuqezinjtë po i vjen fundi.

Lëvizjet në këtë merkato të Milanit zvogëlojnë ndjeshëm minutat në fushë për De Ketelaere dhe drejtuesit e kuqezinjve po vlerësojnë mundësinë për ta dërguar në huazim. Atalanta është e interesuar, me bergamaskët që janë gati të paguajnë gjashtë milionë euro për huazimin e fantazistit ndërsa do të kenë edhe opsionin e blerjes së kartonit për diçka më shumë se 20 milionë euro.

“Shehi punon mirë”, Gunes: Tirana luan në grup, por nuk është Besiktasi! Stadiumi? Terreni është problem

Në fakt, Milani kërkonte ta shiste përfundimisht De Ketelaere, por askush nuk ishte i gatshëm të ofronte 30 milionë eurot që pretendonin italianët dhe në këtë formë, drejtuesit kuqezinj janë bindur nga alternativa e huazimit.

Operacioni është në detajet e fundit edhe pse mbetet për t’u dhënë edhe miratimi i vetë De Ketelaere që të Atalanta do të fitonte një rol si protagonist sidomos edhe pas largimit të Rasmus Hojlund, pa lënë mënjanë faktin që trajneri Gasperini i jep shumë besim të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat