Ish - futbollisti i Milanit firmos në Arabinë Saudite

Futboll

Ish - futbollisti i Milanit firmos në Arabinë Saudite

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 18:10
Milani

Ish - futbollisti i Milanit firmos në Arabinë Saudite!

Futbolli arab vazhdon të investojë shifra të çmendura për të afruar lojtarë, duke mos ndalur një emigracion në masë nga kampionatet europiane te ato saudite. I fundit që i shtohet listës është edhe Ciprian Tatarushanu.

Portieri i dha fund në këtë verë kontratës së tij me Milanin pas tre viteve si pjesë e kuqezinjve, duke arritur të fitonte titullin kampion me ta. Futbollisti ka arritur akordin me klubin e Abha dhe pritet që të kryejë vizitat mjekësore para se të hedhë firmën në kontratën e re.

Sipas mediave ndërkombëtare, Tatarushanu do të përfitojë një rrogë të majme prej 1,8 milionë ëurove në sezon në kampionatin saudit, një mundësi e shkëlqyer për 37-vjeçairn rumun i cili është në vitet e fundit të karrierës së tij. Për të kishte interes nga disa klube italiane por në fund asnjëri nuk hodhi hapin konkret për të mbyllur marrëveshjet, ndaj Tatarushanu vendosi të zhvendosej drejt Arabisë Saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat