Mbappe i befason të gjithë

Futboll

Mbappe i befason të gjithë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:55
Mbappe

Kylian Mbappe i ka befasuar të gjithë me vendimin e tij më të ri.

Njëjtë si vitin e kaluar, sulmuesi francez duket se e ka ndërruar mendjen dhe ka vendosur të qëndrojë në Paris Saint-Germain.

Për këtë siguron mediumi francez “Le Parisien”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 24 vjeçari do ta respektojë kontratën e tij deri në vitin 2024, e më pas të largohet si lojtar i lirë.

Natyrisht, ish-futbollisti i Monacos nuk do të pranojë ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2025, ose do ta vazhdojë, por me kusht që do të ketë të drejt të largohet vitin tjetër.

Siç dihet, ëndërr e përfaqësuesit francez është transferimi në Real Madrid, i cili kështu mund të shtyhet për një vit tjetër.

Parisienët deri sot ishin të gatshëm ta shisnin futbollistin “e rebeluar” për 200 milionë euro, ndërsa kishin marrë ofertë nga Arabia Saudite, por atë e donin edhe klubet angleze, Liverpool, Arsenal dhe Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat