La Liga dhe Ligue 1 e hapin sot sezonin e ri

Futboll

La Liga dhe Ligue 1 e hapin sot sezonin e ri

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:13
foto ilustrim

Përveç Premierligës, sezoni i ri 2023/24 do të fillojë edhe në La Ligan spanjolle dhe Ligue 1 të Francës.

Ndeshja hapëse në Spanjë do të jetë ajo mes Almerias dhe Rayo Vallecanos.

Në Ligue 1, Lille i Edon Zhegrovës “hap perdet” e edicionit të ri, teksa përballet në udhëtim me Nice.

Real Madridi ndeshet të shtunën nga ora 21:30 me Athletic Bilbaon, kurse në të njëjtin orar të dielën, Barcelona ballafaqohet me Getafen.

Kurse, Paris Saint-Germain do ta nisë mbrojtjen e titullit të kampionit në shtëpi, ku ndeshet me Lorient të shtunën nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat