Në Gjermani i bëjnë jehonë mbrojtësit nga Kosova, shfaqet me 3 mbiemra

Futboll

Në Gjermani i bëjnë jehonë mbrojtësit nga Kosova, shfaqet me 3 mbiemra

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 14:06
Leart Paçarada

Leart Paçarada është kthyer në protagonistin e mediave gjermane për shkak të një “fenomeni” të pazakontë me mbiemrin e tij.

Futbollisti i kombëtares së Kosovës, ka ndërruar për herë të tretë mbiemrin në fanellë, ose më saktë vetëm 1 shkronjë.

Paqarada do të mbajë veshur fanellën me numrin 17 te Këlni në Gjermani dhe mbiemri i tij në fanellë do të shkruhet me “C”, Pacarada.

Në dy sezonet e fundit, Paqarada ishte pjesë e St. Paulit dhe emri i tij në fanellë, shkruhej Paçarada.

Ndërkohë, një tjetër mbiemër ka pasur në kohën kur ishte në Sandhauzen. Mbiemri i futbollistit shkruhej me “q”, Paqarada.

Ky ndryshim i shpeshtë i shkronjave, ka bërë që edhe mediat gjermane t’i kushtojnë një vëmendje të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat