Superliga U21 risia e këtij edicioni 

Futboll

Superliga U21 risia e këtij edicioni 

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Në fillim të javës së ardhshme nis garat Superliga U21, një risi kjo e edicionit të sivjetmë, ku marrin pjesë 10 ekipet elitare me grupmoshën e futbollistëve deri në 21-vjeç.

Ky format i ri do të ofrojë mundësi të mëdha për futbollistët e rinj që t’i tregojnë vlerat e tyre dhe të kenë më shumë minutazhë dhe vazhdimësi të ndeshjeve gjatë një edicioni, duke u përgatitur kësisoj për paraqitje në ekipet e para të klubeve të tyre.

Ky format i garave është një tjetër zotim i i cili po jetësohet nga programi i mandatit të dytë të presidentit Ademi dhe njëherësh është tregues i përkushtimit ndaj zhvillimit të talenteve.

Kjo ligë besohet se do të krijojë rritje të nivelit të futbollit dhe do të sjellë entuziazëm tek futbollistët e rinj, të cilët shpeshherë nuk kanë gjetur hapësirën e duhur në ekipet e para dhe si rrjedhojë jorrallë e kanë braktisur futbollin aktiv.

Orari i ndeshjeve

Dukagjini – Malisheva, e hënë 17:00, Klinë
Prishtina – Feronikeli 74, e martë 13:00, stadiumi i 2 Korrikut
Drita – Llapi, e mërkurë 17:00, Livoç
Liria – Ballkani, e mërkurë 15:00, Prizren
Fushë Kosova – Gjilani, luhet më vonë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat