Salah protestoi për zëvendësimin, Kin: Ulu në stol dhe qepe

Futboll

Salah protestoi për zëvendësimin, Kin: Ulu në stol dhe qepe

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 15:14
Salah

Mohamed Salah është sulmuar nga Roi Kin, pasi sulmuesi egjiptian hodhi fashat në formë rebelimi kur u zëvendësua në pjesën e dytë të ndeshjes me Çelsin të dielën në “Stamford Bridge”.

Salah kërkonte të shënonte golin e fitores për “reds”-at, gjë që do ta kishte bërë edhe shënuesin më të mirë të javëve të para në historinë e Premier Ligës, por Klop e zëvendësoi pavarësisht ndeshjes së tij të mirë.

Ish-kapiteni i Mançester Junajtidit, Roi Kin, duke komentuar për “Sky Sports” episodin, ishte shumë i drejtpërdrejtë:

“Është OK të mërzitesh, por mos e tepro. Ai u ul në stol duke tundur kokën dhe krahët e ngritur. Ulu dhe qepe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat