Marseille eliminohet me penallti 

Futboll

Marseille eliminohet me penallti 

Nga: K. G. Më: 15 gusht 2023 Në ora: 23:00
Pamje nga një ndeshje

Skuadra franceze Marseille është eliminuar me penallti me rezultat 5:3 nga skuadra greke Panathinaikos. 

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi me rezultat 2:1 në favor të Marseilles, por shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta pasi që kishin pësuar humbje me 1:0 në konak të Panathinaikos-it. 

Panathinaikos kualifikohet në finale të play-off-it të Champions, ku do të kërkojë kalimin në fazën e grupeve.

Sulmuesi nga Gaboni Pierre-Emerick Aubameyang është shënues i dyfishtë (2’ e 45+1’) por nuk mjaftuan golat e tij për Marseillen.

Mysafirëve iu priu fati në minutën e 90+9, ku ngushtuan rezultatin falë golit nga penalltia të futbollistit Ioannidis.

Pas vazhdimeve nuk pati ndryshime rezultati dhe penalltitë përcaktuan fituesin.  

Penalltitë, për Marseillen shënuan Veretout, Sarr, Vitinha; dështoi Guendouzi dhe për Panathinaikos realizuan Ioannidis, Bernard, Kleinheisler, Palacios dhe .Mlladenovuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat