Rikthehet pas 7 vitesh

Futboll

Rikthehet pas 7 vitesh

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 11:04
Roma

Roma zyrtarizon afrimin e Leandro Paredes nga PSG. Mesfushori argjentinas, i cili fitoi Kupën e Botës në Katar 2022 me kombëtaren albiceleste, është rikthyer te verdhekuqtë pas 7 vitesh.

Marrëveshja mes dy klubeve u arrit për 2.5 mln euro + bonuse. Ndërkohë, 29-vjeçari ka firmosur për dy vite me klubin italian.

“Të rikthehesh në Romë është gjithmonë një emocion i bukur, ta bësh për të luajtur me fanellën e Romës është edhe më shumë.

Falënderoj edhe tifozët për mikpritjen dhe drejtuesit që më rikthyen në klubin që më dha mundësinë të luaj në Europë.

Vitin e kaluar përjetova një gëzim të jashtëzakonshëm me Kupën e Botës, tani dua të vazhdoj të fitoj dhe jam i bindur se mund ta bëj me këtë ekip”, u shpreh mesfushori.

Një përforcim i rëndësishëm për Jose Mourinhon, por jo i vetmi. Pasi nga PSG është siguruar edhe Renato Sanches.

Me mesfushorin portugez që shpreson të rikthehet në formën e ditëve më të bukura në kryeqytetin italian. Objektiv që bëhet më i lehtë nëse në stol ke një trajneri si Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat