Milani tenton goditjen e radhës

Futboll

Milani tenton goditjen e radhës

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 12:30
Milani

Milani është në kërkim të një mbrojtësi të ri në merkato dhe mesa duket tashmë e kanë piketuar një të tillë.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Atletiko Platense, Marko Pelegrino.

Sipas medias argjentinase TyC Sports, presidenti i klubit Sebastian Ordonez është rrugës për në Itali, ku do të diskutojë transferimin e mundshëm të lojtarit me drejtuesit e klubit kuqezi.

Ai hyri në ekipin e të rinjve Platense në moshën 8-vjeçare dhe bëri debutimin e tij profesional disa muaj më parë nën drejtimin e trajnerit Martin Palermo.

Kontrata e tij me argjentinasit skadon në vitin 2024 dhe “Djalli” e mendon atë si një goditje me kosto të ulët për të forcuar mbrojtjen, duke pasur parasysh koston e kartonit që është rreth 5 milionë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat