Tërbohen tifozët: Po hakmerren për Spallettin

Futboll

Tërbohen tifozët: Po hakmerren për Spallettin

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 19:24
Pamje nga ndeshja

Kanë mjaftuar tetë minuta nga fillimi i kampionatit të Serisë A për të ndezur fushën, stadiumin e Frosinone-s dhe të gjitha rrjetet sociale.

Ka ndodhur gjatë ndeshjes hapëse të kampionatit mes Frosinone-s dhe Napoli-t, ku në minutën e pestë ka ardhur një episod kyç, me Cajuste që ka provuar të largojë topin nga zona e rreptësisë dhe ka goditur Baez, që ka rënë në tokë.

Për arbitrin, pas kontrollit në sallën VAR, është penallti, por tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale.

Shumë polemika dhe reagime të ashpra nga ana e tifozëve të Napoli-t pas penalltisë së dhënë në favort të Frosinone-s. Këto kanëq enë disa nga mesazhet në Twitter:

“Po e nisim mirë”, ka shkruar dkish, ndërsa për të tjerë “nuk është kurrë penallti! Cajuste ka goditur topin në fillim dhe këmba nuk mund të zhduket”.

Ka edhe nga ata që kanë fluturuar me fantazinë duke shkruar: “Është klauzola për Spalletti-n”. Kjo i referohet luftës mes De Laurentiis dhe Federatës për trajnerin toskan, për të cilin presidenti i Napoli-t pretendon një dësmhpërblim duke parë se ka akoma një kontratë më Axurrët.

Megjithatë, mes napolitanëve ka pasur edhe komente ironike, duke iu referuar blerjeve të ardhshme të merkatos: “Mos u shqetësoni, tani vjen Gabri Veiga me avion në Frosinone dhe realizon tre gola në katër minuta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat