Mkhitaryan: Të gjithëve na befasoi sjellja e Lukakut

Futboll

Mkhitaryan: Të gjithëve na befasoi sjellja e Lukakut

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:39
Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan, mesfushori i Interit, foli për “Sky Sport” pas fitores 2-0 ndaj Monza, në ndeshjen e parë të edicionit të ri në Serie A:

“Ne humbëm 10 lojtarë kësaj vere, por vazhduam atë që bëmë vitin e kaluar.

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, bëmë gjithçka për të fituar”.

A ekziston rreziku i mungesës së përvojës me më të rinjtë?

Për mendimin tim kemi lojtarë me karakteristika të ndryshme, por janë të gjithë të mirë.

Nuk mendoj se do të ketë këtë probleme, do të bëjmë gjithçka për t’i integruar në mënyrën më të mirë të mundshme.

A jeni një ekip më i ndërgjegjshëm pas finales së Stambollit?

Na lëndoi humbja e një finaleje si kjo, por na dha shumë forcë dhe dëshirë për të fituar, për të përsëritur Champions-in e sezonit të kaluar.

A jeni i befasuar nga Lukaku?

Ne të gjithë ishim të befasuar, por kjo është e kaluara tani.

Nuk dua të flas për këtë gjë, falënderoj lojtarët që janë këtu me Interin. Le të shohim përpara e të vazhdojmë me fitore.

Si ndiheni pas ndeshjes së 50-të me Interin?

Nuk e dija se ishte paraqitja ime e 50-të me zikaltrit, falënderoj bashkëlojtarët dhe tifozët për këtë ndeshje të mirë.

E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre që na lëndoi sezonin e kaluar. Ne mësuam nga gabimet dhe bëmë gjithçka që të mos i bënim më ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat