Dajën flet pas fitores ndaj Feronikelit ’74

Futboll

Dajën flet pas fitores ndaj Feronikelit ’74

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 22:55
Ilir Daja

Ballkani fitoi 2-0 ndaj Feronikelit ’74 në kuadër të javës së dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, Ilir Daja ka thënë se më së shumti nga kjo fitore i pëlqeu rrotacioni, pasi ndryshoi pesë lojtarë.

“Ajo që më kënaqi është rrotacioni.

Të ndryshosh pesë lojtar nuk është pak. Ata që kanë hyre në lojë kanë bërë mirë”, ka thënë fillimisht trajneri i kampionit në fuqi për ArtSport.

“Nuk kemi pësuar gol, gjë që është shumë pozitive.

Kemi prodhuar lojë dhe kemi pasur situata të mira para portës”.

“Ne kemi problem me lojtarët që nuk i kemi në ekip dhe po mundohemi t’i zëvendësojmë. Lojtarët kanë meritat më të mëdha, por edhe ne tonat si staf”.

“Ne duhet të vazhdojmë në këtë rrugë. Jemi në riformatim dhe zëvendësimin e golashënuesit Albion Rrahmanit dhe Lindon Emërllahut”, ka shtuar më tej Daja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat