Skuadra e Inzaghit i bëri përshtypje

Futboll

Skuadra e Inzaghit i bëri përshtypje

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 18:11
Fernando Costanza

Mbrojtësi brazilian i Krylia Sovetov, një skuadër e kategorisë së parë ruse, Fernando Costanza ka folur në një intervistë për Match TV për përvojën e tij të mëparshme me Sheriff dhe veçanërisht në ndeshjet e Champions League, kundër Inter-it dhe Real Madrid-it në vitin 2021.

Skuadra moldave humbi dy herë kundër Inter-it (të dyja herët 1-3), humbi në shtëpi kundër Real Madridit (0-3), por më pas mposhti klubin madrilen ë transfertë (2-1).

Costanza nga ato katër ndeshje të Champions League kujton se skuadra e Inzaghi-t i bëri përshtypje:

“Ishte më e vështirë të luaje kundër Interi-t.

“Italianët ishin më shumë një skuadër. Real Madrid është gjithashtu i fortë, por ata luajnë më shumë individualisht.

Tek Inter-i ata i kushtojnë më shumë vëmendje punës së ekipit dhe ka lojtarë të fortë, duke përfshirë Barella-n dhe Lautaro-n”, përfundoi Costanza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat