Barcelona synon huazimin e Felixit

Futboll

Barcelona synon huazimin e Felixit

Më: 25 gusht 2023 Në ora: 19:22
Felix

Joao Felix vazhdon të jetë gjithnjë e më i lidhur për një transferim te Barcelona.

Sipas “Jijantes”, Xavi ka dhënë dritën jeshile për të sjellë sulmuesin portugez në “Camp Nou” këtë verë.

Felix tashmë e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet nga Atletico Madrid dhe as klubi nuk duket i interesuar për ta mbajtur atë.

Kohë më parë, ish-sulmuesi i Benficas e pranoi hapur dëshirën e tij për të luajtur për Barcelonën.

Duke marrë parasysh pagën e madhe që ka reprezentuesi i Porugalisë, opsioni i vetëm që ai t’i bashkohet katalunasve tani është huazimi. Lëvizja në këtë formë mund të realizohet duke marrë parasysh se të gjitha palët duan që kjo të ndodhë.

Barcelona thuhet se ka rënë dakord të paguajë 100% të pagës së 23-vjeçarit për një sezon, por në marrëveshje mos të përfshihet opsioni i blerjes.

Lëndimi i Pedrit, i cili mund të mbetet jashtë për deri në tetë javë, besohet se po e shtyen Barcelonën për të nënshkruar me Felixin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat