Tre shkodranë në sulm

Futboll

Tre shkodranë në sulm

Më: 26 gusht 2023 Në ora: 12:09
Vllaznia

Mungesa e Krymit në përballjen e parë të këtij sezoni pritet që të sjellë edhe një ndryshim në formatimin e ekipit jo vetëm në emra kokë më kokë, por edhe në krijimin e një skuadre më sulmuese.

Pavarësisht se mund të pritej një aktivizim i Alivodës nëse bëhet fjalë për të zëvendësuar kokë më kokë lojtarët, ajo që deklaroi trajneri Memelli në konferencën për mediat lë të kuptohet se në këtë përballje do të kërkohet më shumë fantazi e lojë sulmuese sesa shkatërruese.

Nisur nga kjo mbrojtja pritet që t’i besohet katërshes Smajli, Juriç, Stojanoviç e Asani.Në mesin e fushës pritet që dyshja e qendrës të jetë Çeshmedjiev e Boshnjaku, ndërsa para tyre pritet që nga minuta e parë ta nisë Mala.

Ndërsa në sulm përkrah Balajt që do të jetë në majë të këtij reparti, pritet që të luajnë Çoba e Gruda.

Por nëse tekniku do të preferojë që të bëjë një skuadër me tipare më të theksuara në mbrojtje, atëherë gjysmë sulmuesi Gruda mund të jetë në balotazh me Alivodën. Megjithatë, kjo zgjedhje do të saktësohet gjatë paradites së sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat